Rama shtron tavolinën prej guri dhe fton sërish të rinjtë në dialog

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2026, 08:22

Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur edhe sot një tavolinë prej guri, si simbol i ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog me të rinjtë që prej dy javësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur në këtë hapësirë ishin vendosur karrige, këtë herë është zgjedhur një tavolinë prej guri.

Ndryshimi vjen pasi studentët, gjatë protestave të fundit, u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura për dialog dhe kanë rrokullisur gurët e vendosur më herët nga kryeministri. Me këto veprime, ata kanë shprehur kundërshtimin ndaj ftesave për bisedime, duke këmbëngulur se prioritet mbetet largimi i Ramës nga detyra.

Pavarësisht ftesave të përsëritura të kryeministrit për dialog, studentët vijojnë të refuzojnë negociatat, duke e konsideruar të papranueshme çdo bisedë për sa kohë nuk plotësohet kërkesa e tyre për dorëheqje. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestat vijojnë përpara Kryeministrisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit