Një tjetër mesazh prekës ka ardhur pas vrasjes tragjike të 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës. Këtë herë, është vëllai i saj ai që ka shprehur dhimbjen e papërshkrueshme për humbjen e motrës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ndarë disa fjalë që të këpusin shpirtin, duke treguar se ende nuk po arrin ta përballojë tragjedinë që i ka goditur familjen.
“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, ka shkruar ai mes dhimbjes.
Në fund të dedikimit, vëllai shpreh shpresën që një ditë të ribashkohet me motrën e tij në Xhenet.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit e saj.
Një motër që nuk do të kthehet më, një familje e shkatërruar dhe një vëlla që tashmë duhet të shkruajë fjalë lamtumire për njeriun e tij të shtrenjtë.