Pas Hitajt, nis talljen me Erjonin dhe Arens Çela i Prokuroris së Tiranës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.10.2026, 15:00
Kur bëhet fjalë për të zbardhur ngjarjet ku policia përdor dhunë ndaj qytetarëve, Prokuroria e Tiranës dhe drejtori Skënder Hitaj duket se kanë gjetur metodën më të re të hetimit, duke u marrë më shumë me letrat dhe zyrat sesa me kapjen e autorëve.
Në vend që të ishte identifikuar menjëherë efektivi që plagosi rëndë me plumb gome 28-vjeçarin Erjon Vishkulli gjatë protestës së 24 tetorit, institucionet tona të drejtësisë kanë nisur një procedim penal nën numrin 7806 për shpërdorim detyre, duke u dukur sikur u kujtuan vetëm pasi tavolinat e prokurorëve u mbushën me letra mjekësore.

Në këtë operacion të jashtëzakonshëm zbardhjeje, lëvizja më gjeniale e deritanishme ka qenë sekuestrimi i kamerave të sigurisë pranë Bankës së Shqipërisë. Hetuesit tanë trima duket se janë nisur nga ideja brilante se ndoshta efektivi ka shkuar të bëjë ndonjë depozitim bankar para se të qëlloj Erionin drejt e në sy. Është vërtet për t'u habitur se si një bankë qendrore qenka çelësi kryesor për të kuptuar se kush e qëlloi protestuesin në sy, ndërkohë që dëshmitarët dhe pamjet e mediave shfaqen çdo ditë në ekrane.

Për ta bërë dosjen sa më të rëndë dhe për të treguar se po "punohet natë e ditë", Prokuroria ka administruar rreth 20 kartela mjekësore të protestuesve të tjerë të dëmtuar, së bashku me atë të Spitalit të Traumës të vetë të dëmtuarit.

Mbetet për tu parë se kush do ta gjej më shpejt efektivin që qëlloi Erionin, Skënder Hitaj apo Prokuroria e Tiranës!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit