15 orë pas vrasjes së Arlinda Zekës, Policia shpall në kërkim Albert Sylajn

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.10.2026, 12:14

Rreth 15 orë pas vrasjes së Arlinda Zekës, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për kryerjen e krimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka publikuar të dhënat e të dyshuarit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për Albert (Sylejman) Sylajn, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan, i cili kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij të kontaktojnë menjëherë autoritetet në numrat 192, 0800 19 999 ose 039 432 327.

Deri në publikimin e njoftimit, i dyshuari ishte ende në kërkim nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit