"Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!”, është kjo hyrja e urimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për studentët serbë që rrëzuan Vuçiçin nga pushteti.
Erion Veliaj duket se ka zgjedhur t’i dërgojë një mesazh indirekt Edi Ramës nga qelia, duke përshëndetur fitoren e studentëve në Serbi dhe rrëzimin e pushtetit të Aleksandër Vuçiçit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj nga qelia shkruan me spec se lëvizjet studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’, duke i kujtuar Ramës se PS funksionon dhe pa të.
Ky mesazh duket si një formulim që, në klimën e protestave, tingëllon më shumë se një urim për zhvillimet në Beograd. Një mesazh që dukert sikur manifeston rrëzimin e Ramës nga qeveria.
Duke iu referuar Aleksandër Vuçiçit si makiavelistit të Beogradit, ky mesazh lë të nënkuptojë ndër rreshta se Veliaj është kundër Edi Ramës dhe pro protestave që duan largimin e kryeministrit.
“Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate”, shkruan Veliaj, duke vlerësuar fuqinë e protestave.
A po i kujton Veliaj Ramës se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm dhe se së shpejti Rama do të ketë fatin e vëllait të tij serb?