Ky është Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen me sëpatë të kunatës së tij në Pejë! U largua me një Golf 3

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.10.2026, 09:14

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vitomiricën e Pejës, ku 49-vjeçarja Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e së dielës.

Sipas raportimeve, i dyshuari kryesor është Albert Sylaj, kunati i viktimës, i cili dyshohet se e ka goditur atë me sëpatë në kokë dhe më pas është larguar nga vendngjarja me një automjet të kuq, të tipit Volkswagen Golf 3.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë nga fakti se Arlinda ishte kthyer në banesën e saj vetëm pak minuta më parë, pasi kishte denoncuar dhunë në familje në Polici.

Albert Sylaj raportohet se ndodhet ende në arrati, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit