Rama dhuratë të re për mikun izraelit Ron Yeffet, i fal 52 mijë metër katror në Rubik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.10.2026, 07:26

Më 22 tetor 2026, kompania “Advanced Arm Technology”, e lidhur me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, mori në administrim ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit në Rubik, një pronë publike me mbi 50 mijë metra katrorë truall. Kalimi i pronës vjen në një kohë kur qeveria e Edi Ramës po përballet me akuza për korrupsion dhe favorizim të personave pranë saj.

Sipas Syri TV, prona iu kalua fillimisht në mars 2025 kompanisë shtetërore të armëve “Kayo”, e cila në nëntor të po atij viti krijoi një shoqëri të përbashkët me kompaninë private “Uno 18”, në pronësi të Ron Yeffet. Në kompaninë “Advanced Arm Technology”, Yeffet zotëron 80 për qind të aksioneve, ndërsa aktiviteti i saj përfshin prodhimin dhe tregtimin e armëve. Marrëveshja për dorëzimin e pronës në Rubik u nënshkrua nga kreu i “Kayo”, Ard Veliu.

Yeffet ka bashkëpunuar me kompaninë shtetërore edhe përmes “Timak Defence”. Pak javë më parë, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj publikoi në Syri TV disa audio-regjistrime, në të cilat pretendohet se Yeffet diskutonte për afera të paligjshme të qeverisë Rama dhe trafik ndërkombëtar armësh. Këto pretendime ngrenë pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes biznesmenit izraelit dhe strukturave shtetërore, ndërsa kalimi i ish-uzinës në administrimin e kompanisë së përbashkët rikthen vëmendjen te mënyra e përdorimit të pronës publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit