Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të bërë publik rastin e një personi që ka hasur në zonën e Shkallës së Tujanit, në Tiranë, i cili duket se ishte i çorientuar dhe nuk mbante mend se ku po shkonte.
Sipas qytetarit, personi ndodhej në këtë zonë dhe, pavarësisht se dukej në gjendje të qëndrueshme, nuk arrinte të kujtonte se ku ishte nisur. Qytetari ka dërguar edhe një fotografi të tij, me shpresën se mund të identifikohet nga familjarët apo të afërmit.
Ai bën me dije se e kishte lënë personin në atë vend vetëm pak minuta para se t'i shkruante redaksisë, ndaj nuk dihet nëse ai ndodhet ende aty.
Publikimi i këtij rasti synon të ndihmojë në identifikimin e personit dhe gjetjen e familjarëve të tij, të cilët mund të jenë të shqetësuar për vendndodhjen e tij.
Kushdo që e njeh personin ose ka informacion për familjarët e tij, mund të kontaktojë redaksinë e JOQ Albania.