“Do të jepni llogari kur të më marrin jetën!”/ Arlinda paralajmëroi Prokurorinë, 3 ditë më vonë u vra nga kunati!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.10.2026, 23:57

Detaje rrëqethëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 49-vjeçares Arlinda Sylaj Zekaj në Vitomiricë të Pejës, e cila dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj.

Vetëm tri ditë para tragjedisë, më 22 tetor, Arlinda kishte dorëzuar një letër urgjente në Prokurorinë Themelore të Pejës, ku kërkonte ndërhyrjen e institucioneve për mbrojtjen e jetës së saj.

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar ajo në letër.

49-vjeçarja kërkonte ekzekutimin e një urdhri gjyqësor dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat për ta mbrojtur.

“Kjo është shtesa ime e fundit” dhe “Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!”, ishin ndër fjalët e saj në letrën drejtuar Prokurorisë.

Por tragjedia ndodhi mbrëmjen e 25 tetorit. Arlinda ishte paraqitur në Polici si viktimë e dhunës në familje dhe, pasi ishte intervistuar, ishte kthyer në banesë nga patrulla policore rreth orës 20:58.

Vetëm rreth 10 minuta më vonë, Policia u njoftua se ajo ishte vrarë.

Për krimin dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, sipas informacioneve fillestare, e kishte goditur me sëpatë në kokë.

Letra e Arlindës ngre pikëpyetje të rënda mbi reagimin e institucioneve dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e saj.

A mund të ishte parandaluar kjo tragjedi?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit