Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një grua dyshohet se është vrarë nga kunati i saj.
Sipas pretendimeve të avokates së viktimës, gruaja, të cilës ajo i referohet si Arlinda, është vrarë me sëpatë.
Avokatja ka zbuluar se e kishte përfaqësuar më parë viktimën në raste të dhunës në familje. Ajo ka rrëfyer se gruaja i ishte përgjëruar të bënte gjithçka për djalin e saj, duke i thënë se jeta nuk kishte kuptim pa të.
“Arlindën e vrau shteti”, ka shkruar avokatja në reagimin e saj, duke ngritur akuza të rënda ndaj institucioneve për mënyrën se si është trajtuar rasti.
Ajo ka paralajmëruar se nesër do të publikojë dëshmi lidhur me rastin dhe veprimet e institucioneve.
Pretendimet e avokates për përgjegjësinë institucionale mbeten për t'u verifikuar.