Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin fatal

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.10.2026, 21:12

Një aksident tragjik në rrugën Prishtinë–Ferizaj i mori jetën 22-vjeçarit Çlirim Aliu.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:11, në Llapnasellë, ku një motoçikletë Yamaha u përfshi në një aksident me dy vetura, Volkswagen Passat dhe BMW.

I riu pësoi lëndime fatale, ndërsa ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij në vendngjarje.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit.

️ Ngushëllime familjes dhe të afërmve!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit