Një konflikt i ndodhur pasditen e kësaj të diele në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një të riu me thikë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 11, ku 19-vjeçari me inicialet M. A. është goditur me thikë në kofshë. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar si të dyshuar për ngjarjen një 23-vjeçar me inicialet R. I., i cili rezulton të jetë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas policisë, ai dyshohet se e ka shkelur këtë masë gjatë konfliktit.
Gjatë kontrollit, efektivët i kanë gjetur të riut edhe një sasi të dyshuar lënde narkotike kanabis.
Ndërkohë, policia po vijon punën për kapjen e 23-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen e të riut.