Aksident në aksin Levan–Tepelenë, “Audi” përplaset me murin mbrojtës, plagosen nënë e bijë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.10.2026, 15:25

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit, ku kanë mbetur të plagosura një nënë dhe vajza e saj.

Sipas raportimeve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me murin mbrojtës anësor.

Dyshohet se lagështia në asfalt mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit, por shkaku i saktë i aksidentit ende nuk është përcaktuar.

Si pasojë e përplasjes, nënë e bijë kanë pësuar lëndime dhe pritet të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit