Xhelozia përfundon me dhunë në Gjakovë: Gruaja dyshohet se rrahu partnerin, ai kërkon mbrojtje nga Policia!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.10.2026, 13:06

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht partnerin me të cilin bashkëjeton, për shkak të xhelozisë.

Sipas Policisë, burri ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.

E dyshuara është arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit