LAJM I HIDHUR: Ndërron jetë këngëtari dhe producenti i njohur kosovar, Eroll Jakupi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.10.2026, 12:38

Ka ndërruar jetë këngëtari dhe producenti i njohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili la gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare, duke u bërë i njohur edhe për hitin “Vetëm 5 minuta”.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e artistit.

Dirigjenti Emrush Thaçi ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të tij:

“Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar ai.

Eroll Jakupi do të kujtohet për kontributin e tij në muzikën shqiptare dhe hitet që la pas.

️ Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit