TRAGJEDI NË MAGJISTRALEN PRISHTINË–FERIZAJ: HUMB JETËN NJË MOTOÇIKLIST

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.10.2026, 11:56

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth mesnatës në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, ku një motoçiklist ka humbur jetën.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e plagëve të rënda të marra, drejtuesi i motoçikletës nuk ka arritur të mbijetojë.

Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti fatal.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit