Radhë të gjata automjetesh janë krijuar këtë të diel në pikën kufitare në Muçibabë, që lidh Gjilanin me Preshevën.
Qytetarë të shumtë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Kosovë, janë nisur drejt vendlindjes për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Sipas raportimeve, kolona të gjata janë krijuar edhe te Dheu i Bardhë, ku radha e automjeteve arrin rreth 800 metra.
Shqiptarët në këto zgjedhje garojnë me një listë të përbashkët, me numrin 17.