Emrat e policëve fierakë dhe shpërblimi për dhunën që ushtruan ndaj të rinjve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.10.2026, 11:09

Dhunë ndaj protestuesve, të rinj të plagosur dhe pamje që tronditën opinionin publik. Ndërsa ngrihen pikëpyetje për sjelljen e policisë gjatë protestës, një dokument i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, me titullin “Shpërblim sipas urdhrit DPP nr. 1528, datë 21.10.2026”, paraqet emrat e punonjësve dhe shumat e përfituara. Rastësi apo shpërblim për shërbimin? Dokumenti nuk e sqaron arsyen e pagesës, por koha dhe rrethanat kërkojnë transparencë.

Në listën e publikuar shfaqen emrat e Aldo Borajt, Florian Dalipajt, Ilir Shtembarit, Klajger Cukos, Klejdian Calës, Klejdiano Muços, Klevis Xhaferrit dhe Mariglen Salobehajt. Për secilin prej tyre dokumenti shënon 269.120 lekë bruto dhe 228.750 lekë neto, sipas kolonave përkatëse. Pra, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjegjësi për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve, në dokument shfaqen shifra që ngrenë një tjetër pyetje, për çfarë po shpërblehen punonjësit?

Nëse këto pagesa lidhen me angazhimin gjatë protestave, publiku meriton ta dijë qartë arsyen dhe kriteret e shpërblimit. Sepse ironia është e hidhur, qytetarët mund të përfundojnë të plagosur, ndërsa për policinë dalin lista me pagesa. Përse shpërblehen policët dhunues?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit