U godit me plumb gome nga polici, Vishkulli do të niset sot për kurim jashtë vendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.10.2026, 09:53

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset sot jashtë Shqipërisë për trajtim më të specializuar. I riu pësoi dëmtime të rënda në sy, ndërsa ditën e djeshme iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës.

Pas ndërhyrjes së parë, Vishkulli ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit, me qëllim vijimin e kurimit të dëmtimit të rëndë. Sipas informacioneve të bëra publike, gjendja e tij është përmirësuar, por ende mbetet e paqartë nëse do të arrijë të shpëtojë shikimin në syrin e dëmtuar.

28-vjeçari pritet të transportohet gjatë ditës së sotme për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, vijimi i trajtimit dhe ndërhyrjet e mëtejshme do të përcaktohen nga mjekët specialistë, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit