Shqipëria drejt BE-së në 2030? Në Shtikë shkolla ka vetëm 3 nxënës dhe 5 mësues

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.10.2026, 13:10

Shkolla 9-vjeçare në Shtikë të Kolonjës pasqyron një realitet shqetësues për arsimin në zonat rurale pasi në këtë shkollë mësojnë vetëm 3 fëmijë, ndërsa stafi përbëhet nga 5 mësues.

Një situatë që ngre pikëpyetje për braktisjen e zonave rurale dhe për premtimet e pambajtura, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Por shqetësimet e banorëve nuk përfundojnë te shkolla. Edhe rruga e zonës paraqitet e amortizuar, me probleme të shumta, pavarësisht premtimeve të bëra ndër vite.

Sipas qytetarit, premtimi për rikthimin në funksion të shkollës së braktisur ishte një nga zotimet me të cilat Elisa Spiropali kishte kërkuar mbështetjen e banorëve që në mandatin e parë.

Nga premtimet për zhvillim te realiteti në terren, banorët e Shtikës presin ende zgjidhje konkrete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit