Punëmbaruarit e Brunës: Pastruan pusetat, por mbetjet i lanë para biznesit ushqimor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.10.2026, 12:35

Një qytetar nga Vlora ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si është kryer pastrimi i pusetave nga punonjësit e Bashkisë Vlorë, duke denoncuar gjendjen e krijuar para biznesit të tij ushqimor.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë tonë, qytetari tregon se punonjësit e bashkisë kanë kryer pastrimin e pusetave që ndodhen pranë biznesit të tij, por mbetjet e nxjerra gjatë punimeve janë lënë pikërisht përpara ambientit ku ushtron aktivitetin.

Sipas denoncimit, puna për pastrimin e pusetave është kryer gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, por pas përfundimit të saj, mbetjet nuk janë larguar, duke lënë pas një situatë problematike për biznesin dhe hapësirën përreth.

Qytetari shpreh shqetësimin për këtë gjendje, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një biznes ushqimor, ku pastërtia dhe higjiena e ambientit përreth kanë rëndësi të veçantë.

Ai i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë publik rastin dhe për të tërhequr vëmendjen e institucioneve përgjegjëse, me qëllim që mbetjet e krijuara nga pastrimi i pusetave të largohen dhe hapësira të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon që punimet e pastrimit të mos përfundojnë vetëm me nxjerrjen e mbetjeve nga pusetat, por edhe me largimin e tyre, në mënyrë që të mos krijohen probleme për bizneset dhe qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit