Bastisje në Prishtinë, Dogana kap 113 telefona pa dokumente

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.10.2026, 12:09

Dogana e Kosovës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku ka zbuluar dhe ndaluar 113 telefona mobilë të dyshuar si të kontrabanduar.

Kontrollet janë kryer në një biznes për shitjen e telefonave dhe në një banesë pranë tij.

Mes telefonave të sekuestruar kishte marka të njohura si iPhone, Samsung, Xiaomi, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei.

Sipas Doganës, personi përgjegjës nuk kishte dokumente që dëshmonin importimin e ligjshëm dhe pagesën e detyrimeve doganore.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas, me urdhër të prokurorit, është liruar për procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit