Sonte, në natën mes 24 dhe 25 tetorit, përfundon ora verore dhe fillon ora dimërore.
Në orën 03:00, akrepat do të kthehen një orë pas, në 02:00, duke na dhuruar kështu një orë gjumë më shumë.
Telefonat dhe pajisjet inteligjente do ta ndryshojnë orën automatikisht, ndërsa orët e zakonshme duhet të rregullohen manualisht.
Edhe pse prej vitesh diskutohet heqja e ndryshimit sezonal të orës në Evropë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.