Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.10.2026, 11:39

Të dielën, më 25 tetor, Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orën dimërore. Ndryshimi do të kryhet gjatë natës, kur akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, nga ora 03:00 në 02:00, duke u dhënë qytetarëve një orë më shumë gjumë.

Me rikthimin e orës dimërore, mëngjeset do të jenë më të ndriçuara, ndërsa errësira do të bjerë më herët gjatë mbrëmjes. Ky ndryshim mund të ndikojë në rutinën e përditshme të qytetarëve, pasi disa mund të kenë nevojë për kohë për t'u përshtatur me orarin e ri të gjumit dhe aktivitetet e tyre.

Ndërrimi sezonal i orës është një praktikë që synon shfrytëzimin sa më të mirë të dritës natyrore. Ora dimërore rikthehet çdo vit të dielën e fundit të tetorit, ndërsa ora verore hyn në fuqi të dielën e fundit të marsit.

Pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme në Evropë për heqjen e këtij sistemi, ndryshimi mes orës verore dhe asaj dimërore vijon të zbatohet në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve evropiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit