Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë sot, nuk dihet kur rikthehet furnizimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.10.2026, 10:56

Banorët e disa lagjeve të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë të pijshëm për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja do të prekë lagjen Nic, Çagllavicën, lagjen Qëndresa, një pjesë të Veternikut në drejtim të Rezonancës, si dhe Hajvalinë.

Nga KRU “Prishtina” nuk është dhënë një orar i saktë se kur do të rikthehet furnizimi me ujë, duke bërë të ditur se ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.

Qytetarëve të zonave të prekura u është kërkuar mirëkuptim deri në normalizimin e furnizimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit