Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e amortizuar të rrugës që ndodhet pas xhamisë “Agimi Islam”, në Tiranë.
Përmes një videoje të dërguar në redaksinë tonë, qytetari shfaq problematikën e infrastrukturës rrugore, të cilën e cilëson si të papranueshme.
Sipas tij, pavarësisht gjendjes së rrugës, Bashkia e Tiranës nuk ka ndërmarrë ende masa për zgjidhjen e këtij problemi.
Qytetari kërkon që shqetësimi i tij të bëhet publik dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve për banorët e zonës.
Deri kur do të duhet të presin qytetarët për rrugë të denja dhe infrastrukturë të sigurt?