Gjykata e Apelit në Amiens rrëzon sërish kërkesën për lirim të Ermal Beqirit, vijon procedura e ekstradimit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.10.2026, 22:48

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar sërish kërkesën e tij për lirim. Ndërkohë, autoritetet franceze po shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Sipas raportimeve të mediave franceze, vendimi për refuzimin e lirimit u mor të premten, më 23 tetor, kur Beqiri u paraqit sërish përpara gjykatës, tri ditë pas shqyrtimit të mëparshëm të kërkesës së tij për lirim.

Po gjatë së njëjtës ditë, Dhoma e Hetimit në Amiens shqyrtoi edhe kërkesën për ekstradim të paraqitur nga autoritetet shqiptare. Deri tani, nuk është bërë i ditur një vendim përfundimtar për dorëzimin e tij në Shqipëri.

Beqiri u arrestua në Francë në fund të korrikut, pasi kishte fluturuar me avionin e tij mbi centralin bërthamor të Penly. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare në kuadër të hetimeve që lidhen me kontratat publike dhe dosjen e AKSHI-t.

Biznesmeni do të qëndrojë në paraburgim ndërsa vijon procedura gjyqësore në Francë, në pritje të vendimit për kërkesën e ekstradimit drejt Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit