Përplasje e fortë mes 3 mjeteve në Durrës: Makina përfundon e përmbysur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.10.2026, 20:57

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrës, pak pa kaluar urën e Shkozetit.

Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, si pasojë e së cilës njëra nga makinat e përfshira është përmbysur plotësisht në mes të rrugës. Në pamjet e siguruara shihet mjeti i përmbysur, si dhe prania e shërbimeve të emergjencës.

Përplasja e tri mjeteve ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës dhe vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve që lëvizin drejt daljes nga qyteti i Durrësit dhe hyrjes në autostradë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit