Rama i bëri gjyqin publik, Xheisoni i padënuar dhe i dhunuar nga policia

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.10.2026, 19:51

Rama e akuzoi për precedent penal, Xhesion Petoku publikon dëshminë: “Jam i padënuar”

27-vjeçari Xhesion Petoku, i arrestuar gjatë protestës pranë Ministrisë së Arsimit, i përgjigjet publikisht kryeministrit Edi Rama, duke publikuar vërtetimin e gjendjes gjyqësore, ku rezulton i padënuar.

Petoku pretendon se është dhunuar nga policia gjatë arrestimit, duke deklaruar se një efektiv i ka vendosur këmbën në fyt. Ai thotë se është nën hetim dhe me masë arresti në shtëpi, jo i dënuar, ndërsa ka depozituar një ankesë në AMP për dhunën e pretenduar.

I riu kërkon gjithashtu verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë së Ministrisë së Arsimit, të cilat, sipas tij, kanë filmuar ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit