Nipi i Rexhep Selimit betohet ushtar i FSK-së, shkëlqen gjatë trajnimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.10.2026, 20:59

Në mesin e 515 rekrutëve të rinj që dhanë sot betimin solemn në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ishte edhe Arlind Selimi, nipi i ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila ka njoftuar se Arlindi është dalluar për arritje të larta akademike gjatë periudhës së trajnimit.

Ajo ka shprehur krenarinë për suksesin e tij, duke i uruar Arlindit dhe të gjithë ushtarëve të rinj shëndet, suksese dhe mbarësi në shërbim të atdheut.

Betimi i Arlindit shënon një moment të veçantë për familjen Selimi, teksa një brez i ri i saj i bashkohet uniformës dhe shërbimit ndaj Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit