Qytetarët që furnizohen nga Termokosi do të mbesin përkohësisht pa ngrohje në orët e para të së shtunës (24 tetor).
Sipas Termokosit, ndërprerja vjen si pasojë e ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të termocentralit Kosova B, duke pamundësuar furnizimin me avull për prodhimin e ngrohjes.
Gjatë kësaj periudhe, vetëm klinikat e QKUK-së do të vazhdojnë të furnizohen me ngrohje përmes ngrohtores së tyre.
Termokosi njofton se do ta shfrytëzojë këtë ndërprerje edhe për të rregulluar problemet me qarkullimin e ngrohjes që janë shfaqur në fillim të sezonit.
Ende nuk është bërë e ditur se kur do të rikthehet furnizimi me ngrohje. A keni pasur probleme me ngrohjen këto ditë?