Një lajm i rëndë ka tronditur artin kosovar. Artistja e re Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik “Rinessance”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.
Rinesa prej kohësh po përballej me një tumor në tru. Për të ishte organizuar edhe një aktivitet bamirës për mbledhjen e fondeve që do të ndihmonin në mbulimin e shpenzimeve të trajtimit.
Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur motra e saj, Drenisa, përmes një mesazhi prekës:
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi.”
Familja ka njoftuar se detajet e ceremonisë mortore do të bëhen të ditura më vonë.
️ U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën.