Burri me kapuç vjedh i vjedh motorin qytetari: Ktheje mbrapsht!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.10.2026, 14:30

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e motorit të tij në rrugën “Vëllezërit Huta”.

Sipas denoncimit, autori i dyshuar është një person që mbante një kapele, për të cilin qytetari pretendon se ka foto dhe video ku i duket qartë fytyra.

Përmes JOQ Albania, ai i bën thirrje personit që ta kthejë motorin në vendin nga ku e ka marrë, duke i lënë si mundësi të fundit denoncimin e rastit në polici.

Qytetari shpreson që motori të kthehet pa qenë e nevojshme që çështja të ndiqet më tej nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit