Pesë kuaj të braktisur në Zejmen të Lezhës shqetësim për tokat bujqësore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.10.2026, 13:50

Pesë kuaj, tre të rritur dhe dy të vegjël, ndodhen prej tri ditësh në fshatin Zejmen të Lezhës, duke shkaktuar shqetësim te banorët për shkak të pranisë së tyre në tokat bujqësore të mbjella.

Shqetësimi është ngritur nga një qytetare, e cila përmes një mesazhi në redaksinë tonë bën apel për identifikimin e pronarit të kafshëve. Sipas saj, kuajt dyshohet se kanë humbur ose janë braktisur, ndërsa deri më tani nuk është bërë e mundur të gjendet personi që i zotëron.

Qytetarja shprehet se ka pyetur banorë të zonës, por askush nuk i ka njohur kuajt. Ajo thekson se prania e tyre në tokat e mbjella përbën shqetësim për fermerët, të cilët rrezikojnë dëmtimin e të mbjellave.

Përmes këtij denoncimi publik, ajo shpreson që pronari t'i identifikojë kafshët dhe të marrë masat për t'i larguar nga tokat bujqësore.

Apeli i qytetares:

“Kushdo që i njeh pesë kuajt ose ka informacion për pronarin e tyre, ftohet të ndihmojë në identifikimin e tyre, në mënyrë që të shmangen dëmtimet e mëtejshme të tokave bujqësore.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit