Gjykata lë në “detyrim paraqitjeje” 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.10.2026, 13:27

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 10 personat e shoqëruar pas protestës, duke vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre.

Gjatë seancës, prokuroria kërkoi që ndaj protestuesve të vendosej edhe ndalimi i qëndrimit pranë institucioneve dhe në zonat ku zhvillohen tubime. Kërkesa shtesë nuk u pranua nga gjykata.

Procedurat gjyqësore përfshinë edhe rastin e protestuesit të dhjetë, një 14-vjeçar, çështja e të cilit u shqyrtua nga gjyqtarja për të mitur. I mituri ishte shoqëruar nga policia pas pjesëmarrjes në protestë dhe u paraqit gjatë ditës përpara Dhomës Penale.

Edhe për 14-vjeçarin gjykata caktoi masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa arrestimin e tij e konsideroi të ligjshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit