Një tjetër goditje për xhepat e shqiptarëve! Kompania koncesionare e Rrugës së Kombit, “Albanian Highway Concession” (AHC), në pronësi të kompanive Kastrati dhe Salillari, raportohet se ka kërkuar rritjen e tarifës së kalimit në autostradën Milot–Morinë nga 5 në 8 euro.
Sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjetet sociale, kompania kërkon një rritje prej 60% të tarifës, me argumentin se çmimi ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2018 dhe se ndryshimet ekonomike kanë ndikuar në të ardhurat e koncesionit.
Nëse kjo kërkesë miratohet, qytetarët që udhëtojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të duhet të paguajnë 16 euro vetëm për vajtje-ardhje, nga 10 euro që paguajnë aktualisht për dy kalime me tarifën bazë.
Kompania pretendon se rritja është e nevojshme për shkak të inflacionit, ndryshimeve të kursit të këmbimit dhe detyrimeve financiare të parashikuara në kontratë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për autenticitetin e dokumentit apo miratimin e rritjes së tarifës.
Ndërkohë, kërkesa e raportuar ngre një pyetje të rëndësishme: Deri kur qytetarët shqiptarë do të vazhdojnë të paguajnë gjithnjë e më shumë për të kaluar në Rrugën e Kombit?
Ju si mendoni, a është e drejtë që tarifa të rritet nga 5 në 8 euro?