Dialogu i Ramës me karriget e kuqe, të zeza, gurët e Xhelatit me dhe pa jastëk të kuq

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2026, 12:02

Prej 11 ditësh në Shqipëri, studentët po protestojnë me kërkesën e tyre të vetme: Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta të nisura me një shpirt rinor, si shqiponja të patrembura, me një mllef ndaj institucioneve qeveritare në vend dhe me thirrjen për largimin e Ramës nga pushteti.

Arrestime me forcë të të rinjve, studentë të pakënaqur, gaz lotsjellës e molotov, ishte kjo panorama e 7 ditëve protestë, deri sa në skenë dolën pedagogët. Mëngjesin e 19 tetorit, kryesia e sindikatës së Kuvendit, të drejtuar nga Aleksandër Kovaçi paralajmëroi grevë urie dhe mbështetje të rinisë, teksa fill pas kësaj date e deri sot, protesta ka rënë në qetësi, ndërsa nesër, të shtunën pritet një protestë e madhe kombëtare që përflitet në mesin e protestuesve si diçka ndryshe.

Më 20, 21, 22 dhe sot 23 tetor, para Kryeministrisë, Edi Rama vendosi katër objekte me mbishkrimin “DIALOG”.

Më 20 tetor 8 karrige të kuqe, një ngjyrë që simbolizon gjakun, zjarrin dhe alarmin. Në sfondin e protestave, karriget e kuqe krijuan pamjen e një zone të ndezur, ku përplasja mes pushtetit dhe qytetarëve nuk mund të shuhet kollaj.

Më 21 tetor 12 karrige të zeza, një ngjyrë që simbolizon zinë. Sikur skena të kalonte nga gjaku që derdhet te zia që mbetet. Në politikë, pamja ka peshë, kur një kryeministër zgjedh të komunikojë përmes simboleve, publiku i lexon ato në dritën e konfliktit që po zhvillohet.

Më 22 tetor 7 stola guri, që të kujtojnë gurin e Xhelatit që në Perandorinë Osmane sulltani i përdorte për ekspozimin e kokave të të ekzekutuarve, si paralajmërim për të tjerët dhe demonstrim i autoritetit të sulltanit.

Sot, 23 tetor, Rama ka nxjerrë para kryeministrisë 8 stola guri, por kësaj here me jastëk të kuq dhe sipër saj sërish letra me mbishkrimin “DIALOG” teksa kërcënon lëvizjen Antifa dhe rininë

Rama e quan dialog, por politikanët zakonisht flasin më shumë përmes kodeve. Çfarë lexoi populli tek këto katër objekte që flasin më shumë se fjalët?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit