Laureta Kosumi, e fejuara e TikTokerit dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, i cili humbi jetën në një aksident me motoçikletë, ka reaguar për herë të parë me një mesazh emocionues në rrjetet sociale.
E pikëlluar nga humbja e njeriut të zemrës, Laureta ka ndarë disa fjalë prekëse, përmes të cilave ka shprehur dhimbjen dhe dashurinë e pafund për të fejuarin e saj.
“Shpirti jem i mirë, më ke lon me zemër të coptume. Kom me të dashtë pafundësisht deri në frymën tem të fundit. Fly high, shpirti i bardhë”, ka shkruar ajo.
Mesazhi i saj dëshmon dhimbjen e thellë që ka lënë pas ndarja e parakohshme nga jeta e Laurentit, duke i dhënë një lamtumirë të mbushur me dashuri njeriut me të cilin kishte planifikuar të ardhmen.