“Po na terrorizojnë”, kush qëllon me breshëri armësh gjatë natës në Nishtulla?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.10.2026, 20:07

Të shtënat me armë zjarri po kthejnë në makth netët e banorëve të lagjes 14, në zonën e Nishtullës në Durrës. Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar të shtëna të përsëritura me armë, që sipas tij dëgjohen thuajse çdo natë në zonë.

Denoncuesi ka dërguar në redaksi dy video të regjistruara në momente të ndryshme, ku dëgjohen të shtëna me armë zjarri. Ai pretendon se situata përsëritet vazhdimisht, duke terrorizuar banorët dhe duke zgjuar fëmijët nga gjumi.

Sipas qytetarit, ai ka bërë edhe një ankesë në polici, por pretendon se nuk është marrë asnjë masë dhe se në zonë nuk ka patrulla që të ndërhyjnë për të parandaluar këto episode.

Frika e banorëve është e kuptueshme. Askush nuk duhet të jetojë me ankthin se kur do të dëgjohen sërish të shtëna me armë pranë banesës së tij, aq më tepër kur në shtëpi ka edhe fëmijë.

Policia e Durrësit duhet të verifikojë pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, të hetojë mbi burimin e të shtënave dhe të marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së banorëve të Nishtullës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit