Dhunohet gruaja që po lypte në rrugë, një person e godet me rrip

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.10.2026, 19:14

Një rast i rëndë dhune është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku dy persona shfaqen duke dhunuar një grua që po lypte në rrugë, në pedonalen “Kolë Idromeno” në Shkodër.

Pamjet janë dërguar nga një qytetar që po kalonte rastësisht në atë zonë, në mes të ditës, rreth orës 12:21. Në video shihet njëri prej personave që e godet gruan me rrip në trup, ndërsa më pas përfshihet edhe personi tjetër. Një skenë e rëndë, e zhvilluar në sy të qytetarëve që po kalonin në pedonale.

Sipas denoncuesit, dy personat nuk kishin lidhje familjare me gruan, ndërsa nuk dihen arsyet që çuan në këtë akt dhune. Qytetarë të tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë, ndërsa denoncuesi thotë se nuk ka parë të mbërrijë policia në vendngjarje.

Është e papranueshme që një grua, e cila ndodhet në rrugë duke kërkuar lëmoshë, të përfundojë pre e një dhune të tillë, në mes të ditës dhe në sy të kalimtarëve.

JOQ Albania sjell pamjet për të kërkuar verifikimin e rastit nga autoritetet dhe identifikimin e personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit