Motoristi i Wolt merr portofolin e gjetur në tokë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.10.2026, 17:10

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të bërë publik rastin e një portofoli të humbur në Rrugën e Kosovareve, në Tiranë.

Sipas denoncimit dhe verifikimeve të kryera, portofoli është marrë nga një person që lëvizte me motor dhe që rezulton të jetë motorist i Wolt. Për këtë rast disponohen edhe pamjet filmike, të cilat dokumentojnë momentin në fjalë.

Qytetari i bën thirrje personit që e ka marrë portofolin që ta kthejë te i zoti. Apeli i tij është që situata të zgjidhet pa qenë nevoja për hapa të tjerë, duke i dhënë mundësinë personit që ta dorëzojë portofolin dhe t'i japë fund kësaj historie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit