Gruaja tenton të hidhet në lumin Gjanica, dy qytetarë i shpëtojnë jetën në kohë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2026, 17:02

Një ngjarje shqetësuese raportohet të ketë ndodhur sot pranë urës së Gjanicës, në Fier, ku sipas dëshmisë së një qytetari, një grua ka tentuar t’i japë fund jetës, ndërsa pranë saj ndodhej edhe fëmija i saj 8-vjeçar.

Sipas raportimit, gruaja ndodhej pranë stolave duke qarë, kur më pas dyshohet se ka tentuar të hidhet në lumë duke kaluar anën tjetër të urës. Dy persona që ndodheshin aty pranë ndërhynë menjëherë, duke e kapur nga krahu dhe duke ndihmuar në shpëtimin e saj.

Në vendngjarje mbërritën më pas policia dhe ambulanca. Qytetarët e pranishëm u përpoqën gjithashtu ta ndihmonin gruan duke i dhënë edhe ndihma financiare.

Sipas informacioneve të përcjella nga qytetari, gruaja dyshohet se ishte ndarë nga bashkëshorti, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit