Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë gjendjen e rënduar të Rrugës Stambolli, ku sipas tij, prej tre muajsh nuk është marrë asnjë masë konkrete për përmirësimin e situatës.
Qytetari shprehet se, pas denoncimit të bërë më herët pranë JOQ Albania, në hyrje të rrugës është vendosur një tabelë që njofton për kryerjen e punimeve.
Megjithatë, sipas tij, deri më 22 tetor nuk ka pasur ndërhyrje konkrete për rehabilitimin errugës.
Ai ngre shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen banorët e kësaj zone dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që tëndërhyjnë për zgjidhjen e problematikës.
Banori kërkon publikimin e denoncimit, me shpresën se situata në Rrugën e Stambollit do të marrë vëmendjen e duhur dhe punimet e premtuara do të nisin sa më parë.