Një qytetar nga Lagjja 5 në Durrës, në rrugën “Abdulla Gremçi”, ka ngritur shqetësimin për depërtimin e ujit, i cili, sipastij, po shkakton lagështi dhe myk në muret e banesës.
Përmes një mesazhi drejtuar redaksisë, qytetari kërkon publikimin e shqetësimit me shpresën se institucionet përgjegjësedo të marrin masa për zgjidhjen e problemit.
“Uji po na myk muret e shtëpisë. Po e bëjmë publike këtë situatë me shpresën se dikush do të ndërhyjë, pasi deri më taninuk kemi parë zgjidhje”, shprehet qytetari.
Ai i bën thirrje Bashkisë Durrës dhe kryetares Emiriana Sako që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi dhe të marrin mas apër të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të banesës.
Banorët presin një reagim dhe një zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.