Kosova në TOP 20 vendet më bamirëse në botë, lë pas Gjermaninë, Kanadanë dhe Suedinë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.10.2026, 11:27

Kosova është renditur në vendin e 17-të në botë për përqindjen e qytetarëve që dhurojnë para për bamirësi, duke lënë pas shtete të zhvilluara si Gjermania, Kanadaja dhe Suedia.

Sipas raportit ndërkombëtar World Happiness Report 2026, plot 56.8% e qytetarëve të anketuar në Kosovë kanë deklaruar se kanë dhuruar para për bamirësi gjatë muajit të fundit para intervistimit.

Nga 147 vende dhe territore të përfshira në renditje, Kosova zë vendin e 17-të, duke tejkaluar Kanadanë, e cila renditet e 21-ta me 55.9%, Suedinë në vendin e 23-të me 55.6% dhe Gjermaninë në vendin e 25-të me 54.3%.

Dallimi është edhe më i madh krahasuar me vendet e rajonit. Në Serbi, 42.3% e të anketuarve kanë deklaruar se kanë dhuruar para për bamirësi, në Slloveni 41.6%, ndërsa në Shqipëri 35.7%.

Në nivel botëror, vendin e parë e mban Indonezia me 88.6%, e ndjekur nga Mianmari me 80.4% dhe Ukraina me 67.6%.

Të dhënat janë mbledhur gjatë viteve 2023–2025 dhe tregojnë përqindjen e qytetarëve që kanë kontribuar financiarisht për bamirësi, jo shumën e parave të dhuruara.

Ky rezultat e rendit Kosovën mes 20 vendeve të para në botë për pjesëmarrjen e qytetarëve në dhurime bamirësie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit