Nis teatri në Kuvend, grushta e të shara mes deputetëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2026, 10:48

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Gjatë debatit, deputeti demokrat Flamur Noka iu afrua Ballës, i hoqi mikrofonin dhe hodhi letra në drejtim të tij, duke përshkallëzuar tensionet në sallën e Kuvendit.

Në momentin e incidentit, Balla po fliste për Policinë, duke argumentuar se ajo po ushtron funksionet e saj në përputhje me detyrat dhe kompetencat e përcaktuara me ligj. Deklaratat e tij u shoqëruan me reagime nga radhët e opozitës.

Përpara këtij momenti, deputetët opozitarë kishin bllokuar Foltoren e Kuvendit në shenjë proteste, ndërsa mbanin në duar fotografi të studentëve që, sipas tyre, janë dhunuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit