Konflikti për pronën përfundoi tragjikisht! Dyshohet se vrau vëllanë me 4 plumba, aktakuzë ndaj Jetmir Isufit në Klinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.10.2026, 09:24

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Jetmir Isufit, i cili akuzohet për vrasjen e rëndë të vëllait të tij, Faruk Isufit, në fshatin Bokshiq të Klinës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, pas një konflikti për çështje pronësore mes viktimës dhe babait të tyre.

Sipas aktakuzës, pas mosmarrëveshjes, Jetmir Isufi dyshohet se ka marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të vëllait të tij.

Faruk Isufi ka pësuar plagë të rënda dhe gjakderdhje masive si pasojë e dëmtimit të arteries në këmbën e majtë. Pavarësisht dërgimit në Spitalin Rajonal të Pejës, ai nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve.

Prokuroria e akuzon Jetmir Isufin edhe për armëmbajtje pa leje, pasi dyshohet se ka poseduar një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, një karikator dhe dhjetë fishekë.

Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga gjykata që, pas shqyrtimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa i akuzuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit