Qytetarë, studentë dhe mësues kërcënohen: Je fotografuar në protestë, do mbash përgjegjës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2026, 09:16

Qytetarë që kanë marrë pjesë në protestat kundër qeverisë së Edi Ramës pretendojnë se kanë marrë mesazhe kërcënuese në telefonat e tyre. Sipas një denoncimi të publikuar në rrjetet sociale, atyre u është komunikuar se janë fotografuar gjatë protestës dhe se do të njoftohen për akuzat për të cilat pretendohet se do të mbajnë përgjegjësi.

Mes personave që pretendohet se kanë marrë këto mesazhe janë edhe disa mësues, të cilët kanë dalë në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë. “Je i fotografuar si pjesëmarrës sot në protestë. Do kontaktoheni nesër dhe do t’ju bëhet me dije akuza për të cilën do mbani përgjegjësi”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Mësuesit shprehen të shqetësuar nga këto paralajmërime, duke deklaruar se nuk e kuptojnë se çfarë shkeljeje kanë kryer. Në reagimin e tyre, ata theksojnë se kanë dalë në krah të të rinjve dhe fëmijëve të tyre, ndërsa shprehin frikën për pasojat që mund të kenë këto mesazhe. Megjithatë, pretendimet e publikuara në rrjetet sociale nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit