Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2026, 08:04
Rajmonda Kotorri, nga Gramshi, ishte vetëm 16 vjeçe kur u zhduk në vitin 1999, ndërsa ndiqte ende shkollën. Familja mësoi se ajo mund të ishte larguar drejt Italisë me një burrë 15 vjet më të madh, me të cilin dyshohej se kishte një lidhje. Në qershor të vitit 2001, Rajmonda telefonoi familjen dhe u tregoi se jetonte në Itali dhe punonte si bariste në një restorant në Milano, por që atëherë nuk pati më asnjë kontakt me të.Në vitin 2003, familja mësoi nga policia italiane se Rajmonda dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion nga burri me të cilin jetonte. Po atë vit, një grua që u prezantua si shoqja e saj e dhomës në Lodi raportoi zhdukjen e saj, duke deklaruar se Rajmonda nuk ishte parë që nga një natë e kaluar me një klient. Një informacion i marrë në vitin 2006 sugjeronte se ajo ishte parë në Romë, por ky lajm nuk u konfirmua kurrë.
Pas më shumë se dy dekadash pa asnjë informacion të besueshëm, familja Kotorri ka rinisur apelin për gjetjen e saj përmes shoqatës “Penelope Lombardia”, e cila mbështet familjarët e personave të zhdukur. Motra e saj, Laureta, shprehet se familja nuk e ka humbur kurrë shpresën dhe kërkon vetëm të mësojë të vërtetën për fatin e Rajmondës, duke bërë thirrje për këdo që mund të ketë informacion, sado të vogël, që të ndihmojë në zbardhjen e zhdukjes së saj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR