Gjoksi, krahët, shpina dhe disa pjesë të tjera të trupit të mbushura me shenja nga plumbat e gomës. Këto janë pamjet e rënda të një të riu nga Tirana, i cili ka mbetur i plagosur gjatë protestave.
Videoja e publikuar në media tregon pasojat që ka lënë në trupin e tij përdorimi i plumbave të gomës. Pamje që ngrenë pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si u trajtuan protestuesit dhe forcën e përdorur ndaj tyre.
A mund të quhet normale që një i ri të përfundojë me kaq shumë plagë në trup pasi del në protestë?